back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSportUshtronin në këtë terren, MKRS pritet të ndërtoj fushë për futbollistët (Foto)

Ushtronin në këtë terren, MKRS pritet të ndërtoj fushë për futbollistët (Foto)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga deputeti Nezir Çoçaj, vizituan Klubin Futbollistik “Drini i Bardhë” në Gjonaj të Hasit.

Ministri Gashi, me kryesinë e klubit bisedoi për sfidat dhe problemet infrastrukturore me të cilat përballet klubi hasjan me traditë shumë vjeçare.

Mungesa e një fushe sportive për përgatitjen e lojtarëve por edhe për zhvillimin e garave e ndeshjeve si dhe organizimi i turneve ishte brengë e sportdashësve të këtij lokaliteti.

Ministri Gashi u zotova se Ministria e Sportit dhe ai vet si ministër do të angazhohen që gjatë këtij viti të fillojnë të investojmë në rregullimin e fushës sportive të fshatit Gjonaj.

“Ministria do të investojë në Gjonaj, me qëllim që KF “Drini i Bardhë” të këtë hapësirën e duhur për zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe aktivizimin e të rinjve të trevës së Hasit, e cila ka talente të jashtëzakonshëm e sportistë të dalluar”, ka thënë ndër të tjera ministri.

Ndërkaq, udhëheqësit e klubit dhe futbollistët e mirëpritën zotimin e ministrit për të investuar në infrastrukturë në mënyrë që sportistët dhe të rinjtë hasjanë të kenë një vend të standardeve për të ushtruar e zhvilluar aktivitetet e tyre futbollistike. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz