back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaBotëUshtria ruse me krime të llahtarshme, mbysin një familje dhe e fusin...

Ushtria ruse me krime të llahtarshme, mbysin një familje dhe e fusin në rërë

Të ngjajshme

Aksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi...

Vetëvendosje publikon listën me emrat kandidues për zgjedhjet e dhjetorit

Edhe Lëvizja Vetëvendosje tanimë ka publikuar listën e emrave...

Labi tregon ditët më të errëta të familjes së tij

Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot...

Syla: Fatmir Limaj ma PDK nuk mundet me kanë se qe 12 vjet s’u kanë aty

Analisti Valon Syla tha se Bedri Hamzës “i kanë...

Pas pamjeve të masakrimit të civilëve në Bucha, dyshohet se forcat ruse kanë kryer krime të tjera mbi popullësinë civile në rrethinën e Kyivit, ku gjendëshin për më shumë se një muaj në përpjekje për ta pushtuar kryeqytetin.

Më një fshat në rrethinë të Kyivit, kryetarja e këtij fshati, burri dhe djali i saj janë vrarë dhe futur në një varr të cekët. Një këshilltar nga ministria e Punëve të Brendshme ia ka treguar reporterëve nga atje trupat e tyre, të mbuluar pjesërisht me rërë.

“Kanë qenë pushtuesit rusë këtu. Kanë torturuar dhe vrarë gjithë familjen e udhëheqëses së fshatit”, ak thënë Anton Herashchenko, shkruan “The Guardian”, përcjell Gazeta Express.

“Pushtuesit kanë dyshuar se ata po bashkëpunonin me ushtrinë tonë, duke na dhënë neve lokacione, ku të vendosnim alterelinë tonë. Ata fundërrina torturuan, masakruan dhe vranë familjen”.

Reporterja e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”, i ka parë trupat në një mal afër fermës në Motyzhyn, të cilët kanë qenë të shkatërruar në dalje të fshatit.

Gjatë fundjavës, bota është tronditur me pamjet nga Bucha afër Kyivit, ku civilë të vrarë e të lidhur me duar prapa janë parë përgjatë një rruge të qytetit.

Pamjet janë publikuar nga mediat e mëdha botërore, ndërsa Ukraina ka akuzuar Rusinë se po kryen gjenocid në popullësinë civile ukrainas.

Rusia ka mohuar kategorikisht se forcat e saj kanë kryer masakrën në Bucha dhe ka fajësuar Ukrainën dhe Perëndimin për “krijimin e imazheve të rreme për të diskredituar Rusinë”, ndonëse zyrtarët rusë nuk kanë ofruar asnjë dëshmi për të mbështetur deklaratat e tyre. /Express/

Fotografia kryesore e këtij artikulli është shkrepur në fshatin Motyzhyn nga AP

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz