Ushtria iraniane pretendoi se kishte goditur një aeroplan të dytë luftarak amerikan.
Aeroplani A-10 Thunderbolt II, me nofkën Warthog, u rrëzua në ujërat e Gjirit Persik, shkruan CNN.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit e interceptuan dhe e shënjestruan atë pranë Ngushticës së Hormuzit, raportoi media shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga zyra e marrëdhënieve me publikun e ushtrisë.
Ky pretendim vjen disa orë pasi një avion luftarak F-15E Strike Eagle u rrëzua mbi Iran, sipas mediave iraniane dhe burimeve amerikane.
Ushtria amerikane nuk ka komentuar, ndërkaq Shtëpia e Bardhë tha vetëm se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për këtë çështje.
Sipas tij, rrëzimi i avionit luftarak amerikan F-15 në Iran, nuk do të ndikojë në negociata me vendin islamik.