Ushtria amerikane: Pretendimet e Iranit për kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit janë të rreme
dp

Lexo edheMijëra njerëz protestojnë në Madrid kundër menaxhimit të krizës së migracionit në Ceuta

Komanda Qendrore e SHBA-së ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga një komandant i lartë ushtarak iranian, i cili tha se Garda Revolucionare “kontrollon plotësisht” Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në X, CENTCOM tha se pretendimet se Irani ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzi janë të rreme.
“Irani nuk ka marinë sepse forcat amerikane e fundosën atë”, tha ajo, raporton Euronewsalbania.

Lexo edheMijëra njerëz protestojnë në Madrid kundër menaxhimit të krizës së migracionit në Ceuta
Më shumë se një miliard fuçi naftë kanë kaluar nëpër ngushticë gjatë muajve të fundit, tha CENTCOM, duke shtuar se kjo është provë se Irani nuk e kontrollon kalimin strategjik detar.