BallinaLajmeUshtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve në Kosovë

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve në Kosovë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ushtarë amerikanë nga Regional Command-East, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, kanë zhvilluar së fundmi një trajnim të specializuar për Sistemet Kundër Mjeteve Ajrore pa Pilot (C-UAS), me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të aftësive për zbulimin dhe gjurmimin e dronëve.

Aktiviteti u fokusua në përdorimin e sistemeve më bashkëkohore teknologjike, duke rritur aftësitë teknike në fushën e kundër-dronëve, si dhe duke forcuar koordinimin, punën ekipore dhe përshtatshmërinë operacionale, shkruan IndeksOnline.

Përmes trajnimeve të vazhdueshme, KFOR synon të forcojë gatishmërinë dhe efektivitetin e përgjithshëm operacional në përmbushje të mandatit të tij për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë. Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz