back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaJetëUshqimi sëmur zemrën, mjekët japin alarmin edhe për të rinjtë

Ushqimi sëmur zemrën, mjekët japin alarmin edhe për të rinjtë

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Sëmundjet e zemrës kanë si shkaktar kryesor kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik. Problemet e zemrës janë renditur nga INSTAT si shkaktar kryesor i vdekjeve në vendin tonë për 2018-n, ndërsa mjekët kardiologë japin këshilla për parandalimin e këtyre rasteve që po njohin përhapje edhe te të rinjtë.

Mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja e pakujdesshme janë faktorët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, të cilat u renditën nga INSTAT si shkaktarët kryesorë të vdekjeve të shqiptarëve.

Mjekët kardiologë thonë se ky fenomen ka pësuar rritje që pas viteve 90, kur shqiptarët nga një shoqëri aktive, ku shumicën e kohës ecnin në këmbë apo në biçikletë, ditët e sotme zgjedhin të përdorin makinën, duke i shtuar riskun për obezitet.

Daniela Telefici, mjeke kardiologe: Pas viteve 90 u abuzua shumë me mënyrën e të ushqyerit. U konceptua sikur pasuria është që ne të hamë sa më shumë, yndyrnat shtazore, mishi i kuq, bëjnë një jetë sedentare, dhe veset si alkooli dhe duhani. 

Alarmi për sëmundjet e zemrës kohët e fundit vihet edhe për të rinjtë, rastet e të cilëve sipas kardiologes, Daniela Telefici janë në rritje.

Daniela Telefici, mjeke kardiologe: Shfaqen dhe mbi moshën 30 vjeç, kjo është ajo që vë alarmin.

Mjekja rekomandon shmangien e përdorimit të alkoolit apo duhanit për të minimizuar problemet me shëndetin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz