back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaInstantUshqimi që nuk duhet të konsumoni në mbrëmje

Ushqimi që nuk duhet të konsumoni në mbrëmje

Të ngjajshme

Merdara – pika më e ngarkuar kufitare, përditësohen të dhënat

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka përditësuar të dhënat...

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Sot mbushen 24 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë...

Raportohet edhe për një viktimë nga zjarret e mëdha në Shqipëri, shumë zona nën flakë

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun...

Temperaturat sot arrijnë në 38 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe...

Nëse je akoma me teorinë e vjetër, që pretendon se pas perëndimit të diellit, të gjitha ushqimet nuk kanë limit, atëherë është koha ta sqarosh këtë keqkuptim.

Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të të mbajë të ngopur derisa të flesh.

Por ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.

Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën.

Nëse drithërat janë me ëmbëltues dhe shumica prej tyre janë të ngjyrosur – sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut.

Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra.

Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit.

- Advertisement -

Të Fundit