Ushqimi aq shumë i përdorur, rol kyç për zhdukjen e kancerit
BILLI
Lexo edheHalil Kastrati vjen edhe me një lajm të mirë, edhe 7 shtëpi të reja për këtë komunë
Tek brokoli dhe perime të tjera të ngjashme me të ekziston një proteinë, e cila mund të bëjë pjesë në “armët” që zhdukin kancerin.
Është kjo ajo që thuhet në një studim të drejtuar nga italiani Pier Paolo Pandolfi, drejtor i Cancer Center dhe Cancer Research Institute pranë Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston.
Studimi i tij tregoi se si një përbërës natyral (indol-3-carbinolo) i pranishëm te brokoli, por edhe te lulelakra dhe rrepa, shuan genin që stimulon tumorin.

Lexo edheHalil Kastrati vjen edhe me një lajm të mirë, edhe 7 shtëpi të reja për këtë komunë
Zbulimi i studimit u publikua në revistën shkencore ‘Science’, ku thuhet se, “U zbulua se një enzimë e quajtur WWP-1 mund të shuhet në sajë të një elementi natyral që gjendet te brokoli dhe perime të tjera. Kjo gjë tregon se mund të zbulohet thembra e Akilit për të luftuar sëmundjen vrastare”.
Natyrisht bëhet fjalë për një studim ende paraprak, por indol-3-carbinolo, sugjeron bazën për zhvillimin e terapive të reja kundër kancerit