back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeUrimi i Haradinajt për “Ditën e Veteranit”

Urimi i Haradinajt për “Ditën e Veteranit”

Të ngjajshme

​PZAP-ja certifikon kandidatët e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar...

SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e...

​Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës, në liqenin e Mavrovës

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze...

GOOOOOOOL – Fisnik Asllani shënon gol sapo inkuardohet

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani ka arritur të gjej rrugën...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar veteranët e Luftës Çlirimtare për ditën e tyre, 30 dhjetorin.

“Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Ato janë ditët e lavdisë, që i kujtojmë gjithmonë, e në atë frymë, po ndërtojmë edhe paqen”, thuhet në urimin e kryeministrit Haradinaj, transmeton Telegrafi.

“Sot, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ju uroj Ditën e Veteranit, ditën tonë të përbashkët, ku përkujtojmë luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave.  Kujtojmë shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull, që të kontribuojmë në qytetarinë aktive për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë gjithherë në shërbimin tuaj. Urime 30 Dhjetori – Dita e Veteranit!”, thuhet në urimin e Haradinajt. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz