back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaJetë“Uria” nuk ekziston! Studimi që rrëzon mitin për ushqimin në trurin tonë

“Uria” nuk ekziston! Studimi që rrëzon mitin për ushqimin në trurin tonë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ai...

Daut Haradinaj: Unë personalisht nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, theksoi se ai personalisht...

Maliqi: Shumë gjatë i ra presidentja për me thanë se zgjedhjet janë me 28 dhjetor

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën...

Aeroporti i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni

Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje...

Duket se Snickers duhet të rimendojë sloganin e famshëm “You’re not you when you’re hungry” (“Nuk je vetvetja kur je i uritur”), pasi një studim i ri ka zbuluar se uria nuk ndikon në funksionet mendore.

Shkencëtarët thonë se kapërcimi i një vakti, madje edhe gjatë agjërimit, nuk e ngadalëson aftësinë e të menduarit – duke kundërshtuar idenë popullore se uria na bën më nervozë apo më të shpërqendruar, fenomen që njihet si “hangry” (kombinim i fjalëve hungry dhe angry).

Çfarë zbuloi studimi?

Kërkimi, i publikuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA), ka analizuar 71 studime të mëparshme që përfshinin rreth 3,500 të rritur të shëndetshëm, të cilët kishin agjëruar ose kishin konsumuar ushqim pak më parë.

Studimet testuan kujtesën, vendimmarrjen, shpejtësinë e reagimit dhe saktësinë në detyra mendore.

Rezultatet treguan se performanca njohëse mbetet e qëndrueshme edhe pas disa orësh pa ushqim.

Mesatarisht, pjesëmarrësit kishin qëndruar pa ngrënë rreth 12 orë.

“Rezultati kryesor është se nuk ka prova të forta që agjërimi afatshkurtër dëmton performancën mendore,” – tha Dr. David Moreau, profesor i psikologjisë në Universitetin e Auckland dhe autori kryesor i studimit.

“Sjellja dhe kujtesa e atyre që kishin agjëruar ishin pothuajse identike me ata që kishin ngrënë kohët e fundit. Truri duket se funksionon normalisht edhe në mungesë të ushqimit.”

Pse trupi mund të përfitojë nga agjërimi

Dr. Moreau thekson se agjërimi nuk ndikon vetëm në peshën trupore, por mund të sjellë përfitime metabolike.

Kur trupi e ka shteruar glukozën, ai përdor “ketonet” – substanca që prodhohen nga yndyra – si burim alternative energjie.

“Kjo mund të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave, përmirësimin e funksioneve hormonale dhe zgjatjen e jetëgjatësisë,” – shton ai.

Kur mund të ndikojë uria?

Megjithëse rezultatet për të rriturit ishin pozitive, studiuesit vunë re se pas më shumë se 12 orësh pa ushqim mund të ketë efekte të lehta në funksionet mendore.

Në mënyrë të veçantë, fëmijët që agjëruan treguan rënie të ndjeshme në kujtesë dhe përqendrim, duke konfirmuar rëndësinë e mëngjesit për moshat e reja.

Një tjetër detaj interesant ishte se shpërqendrimet ndodhnin më shpesh gjatë detyrave që lidhen me ushqimin, si p.sh. kur pjesëmarrësit shikonin foto apo fjalë që kishin të bënin me ushqim.

“Duket se uria ndikon vetëm në situata që kanë lidhje me ushqimin, por jo në aftësinë e përgjithshme të të menduarit,” – shpjegon Dr. Moreau.

Rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Psychological Bulletin”.

Çfarë është “agjërimi i ndërprerë”?

Agjërimi i ndërprerë (ang. Intermittent Fasting) është një mënyrë ushqyerjeje që alternon periudhat e ngrënies me periudha pa ushqim.

Ka dy forma më të zakonshme:

Dieta 16:8 – Konsum ushqimi brenda një dritareje 8-orëshe (zakonisht nga ora 10:00 deri në 18:00) dhe agjërim për 16 orë.

Dieta 5:2 – Dy ditë në javë konsumohen vetëm 500–600 kalori, ndërsa në pesë ditët e tjera hahet normalisht.

Kjo mënyrë ushqyerjeje besohet se përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, ndikon pozitivisht në trurin dhe ndihmon në rënien nga pesha.

Ekspertët këshillojnë që gjatë orëve të ngrënies të zgjidhen ushqime të shëndetshme si fruta, perime dhe drithëra integrale, ndërsa të shmangen tepricat gjatë vakteve, pasi mund të çojnë në shtim peshe dhe probleme me tretjen.

Sipas studiuesve, “uria” është më shumë një mit psikologjik sesa një realitet biologjik.

Për shumicën e të rriturve, agjërimi i shkurtër nuk dëmton trurin – madje mund të jetë i dobishëm për trupin.

Megjithatë, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore duhet të kenë kujdes, pasi për ta, ushqimi i rregullt mbetet thelbësor për funksionimin optimal të trurit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz