back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditUrdhëresat e gjykatave, për një muaj 19 persona dërgohen në burg në...

Urdhëresat e gjykatave, për një muaj 19 persona dërgohen në burg në Pejë

Të ngjajshme

Policia e Pejës ka njoftuar se nga datat 1 deri më 31 ka realizuar 87 urdhёresa tё gjykatave kompetente.

Bëhet e ditur se 19 nga personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit.

Sipas policisë atje, të dyshuar të tjerë janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe pas kryerjes së obligimeve janë liruar.

“Drejtori sa Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacionet Policore, nga data 01.07.2025 deri me datё 31.07.2025, kanё realizuar tetёdhjetё e shtatё (87) urdhёresa tё Gjykatave kompetente.

Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, nёntёmbёdhjetё (19) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe pas kryerjes së obligimeve janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit