BallinaShowBizUrdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të...

Urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të miturve

Të ngjajshme

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët që ranë në mars

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka...

Medvedev thyen rekordin e Alcarazit dhe arrin finalen e “Indian Wells Open”

Daniil Medvedev i dha fund nisjes perfekte të Carlos...

Policia e qytetit amerikan Albuquerque, në shtetin e New Mexico-s, ka lëshuar një urdhër arresti ndaj aktorit dhe regjisorit Timothy Busfield, i cili përballet me akuza të rënda që lidhen me kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë. Sipas dokumenteve zyrtare, Busfield akuzohet për dy raste të kontaktit seksual kriminal me një të mitur dhe një akuzë për abuzim me fëmijë, të lidhura me ngjarje të dyshuara gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”.

Sipas raportimit të revistës People, aktori 68-vjeçar dyshohet se ka pasur sjellje të papërshtatshme ndaj dy vëllezërve 11-vjeçarë, të cilët ishin pjesë e kastit të serialit. Njëri prej fëmijëve ka deklaruar se incidentet kishin nisur që kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. Hetimi u hap më 1 nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s njoftoi policinë për dyshime mbi abuzim seksual.

Prindërit e fëmijëve kanë deklaruar se Busfield u kërkonte fëmijëve ta thërrisnin “Xhaxha Tim” dhe se më vonë kishin mësuar për thashetheme të mëparshme lidhur me sjellje të papërshtatshme. Fillimisht, fëmijët nuk raportuan kontakt të drejtpërdrejtë seksual, por përmendën veprime si gudulisje, çka bëri që rasti të mos përmbushte kriteret për ndërhyrje të menjëhershme.

Megjithatë, hetimi vijoi pas deklarimeve shtesë dhe dëshmive nga anëtarë të stafit të produksionit. Busfield ka mohuar akuzat, duke pretenduar se sjelljet e tij ishin lozonjare dhe gjithmonë në prani të prindërve. Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në vazhdim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz