back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili: Prishtinën funksionale nuk e bëjnë logot e partive, por aftësia...

Uran Ismaili: Prishtinën funksionale nuk e bëjnë logot e partive, por aftësia e kryetarit që e udhëheq

Të ngjajshme

Deficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes ekonomike

Gjatë nëntorit 2025 ekonomia vendore ka vazhduar të operojë...

Ekzekutohen 100 euro për grupin e dytë të studentëve

Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar...

LDK: 1.5 miliardë euro për zhvillimin e Prishtinës

LDK thotë se Prishtina meriton një qeveri që nuk...

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...
- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se çështja e logos së partive është e parëndësishme për qytetarët, sepse ajo që bën dallimin është aftësia dhe përgatitja e kryetarit për ta menaxhuar qytetin. Ai theksoi se logoja e PDK-së është e pranishme në çdo ngjarje dhe aktivitet të tij, por se nuk është logoja ajo që i sjell zgjidhje kryeqytetit.

- Advertisement -

Sipas Ismailit, Prishtina sot nuk po i plotëson nevojat më elementare, pavarësisht se është qeverisur ndër vite nga parti të ndryshme. Për të, thelbësore është kush e udhëheq qytetin dhe a ka ai përvojën e duhur menaxheriale për të ofruar zgjidhje reale.

Ai shtoi se rikthimi i kësaj teme nga kundërshtarët politikë ndodh vetëm në kohë zgjedhjesh, por qytetarët tashmë po e kuptojnë se dallimin nuk e bën logoja e partisë, por individi. “Sa më shumë që rritemi, aq më shumë shtohen sulmet, por ne nuk kemi ndërmend të ndalemi,” tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz