back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili: Pezullimi i lejeve të reja të ndërtimit për 6 muaj,...

Uran Ismaili: Pezullimi i lejeve të reja të ndërtimit për 6 muaj, nuk do të ketë më ndërtime pa plan

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar një nga pesë zgjidhjet e programit të tij, që është “Prej betonit te komuniteti”.

Ismaili tha se qeverisja aktuale ka mbuluar Prishtinën me ndërtime pa plan e pa kurrfarë rregulli, duke lënë pas dore jetën komunitare.

Si hap të parë për zgjidhjen e këtij problemi, ai premtoi pezullimin e plotë të të gjitha lejeve të reja të ndërtimit gjatë gjashtë muajve të parë të mandatit të tij.

“Asnjë leje e re nuk do të jepet derisa të bëjmë një rishikim të plotë të planeve rregulluese, të vendosim standarde të qarta për hapësira publike dhe gjelbërim, si dhe të sigurohemi që çdo projekt i ardhshëm të përmbajë infrastrukturën e nevojshme sociale,” tha Ismaili.

Në planin e tij përfshihen gjithashtu mbjellja e 100 mijë drunjve, krijimi i parqeve në çdo lagje jo më larg se 300 metra nga secila shtëpi, kthimi i 10 parcelave publike të pashfrytëzuara në mini-parqe dhe kopshte komunitare.

Në konferencë foli edhe kandidati për Asamble, urbanisti Endrit Mecini, i cili kritikoi qeverisjen aktuale për lejimin e ndërtimeve të pa asnjë kontroll dhe standard:

“Betoni po e mbytë komunitetin. Zëvendësimi i hapësirave të gjelbra me beton nuk prek vetëm pamjen e qytetit, por edhe cilësinë e jetës urbane. Jeta e përbashkët në lagje po zhduket, dhe bashkë me të edhe ndjenja e qytetit që kujdeset për njerëzit e vet. Pasojat janë të qarta: nivele alarmante të ndotjes së ajrit, temperatura gjithnjë e më të larta, si dhe rritje e ndjenjës së izolimit social mes qytetarëve.”

Mecini theksoi se pikërisht për këto arsye i është bashkuar Uran Ismailit:

“Sepse në gjithë këto vite, ai ka qenë i vetmi që ka treguar seriozitet në qasjen ndaj planifikimit urban, duke angazhuar profesionistë dhe duke ofruar zgjidhje reale, për ta kthyer Prishtinën nga një qytet prej betoni në një qytet që i përket komunitetit.”

Sipas tij, projekti i Ismailit është vizioni i vetëm serioz që kthen hapësirat publike për komunitetin dhe vendos standarde evropiane të planifikimit urban.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz