Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili para qytetarëve ka thënë se nuk ka kohë për të humbur, sepse sipas tij, duhet angazhim për ta ndalur rrugën e eksperimenteve.
Ismaili gjithashtu tha se është koha për një trafik të rregullt dhe për një Prishtinë pa qen endacakë.
“S’kemi kohë me humb, është në dorën dhe në angazhimin tonë me e ndalë rrugën e eksperimenteve, që e kanë lënë këtë qyteta pa vizion e pa projekte të mirëfillta”.
“Koha është për një trafik të rregullt, koha është për një Prishtinë pa qen endacakë që rrezikojnë fëmijët dhe të rriturit. Një Prishtinë të pastër, të ndriçuar, të sigurtë dhe me plan, një Prishtinë që mendon për të ardhmen dhe orientohet me vizion e punë drejt saj”.
“Një qytet të jetueshëm për të gjithë, fëmijë, të rinj, çifte, të moshur, për çdo familje, në çdo lagje, kjo është Prishtina që do nis me qeverisjen time. Kjo është Prishtina që po ju ftojë të angazhohemi e ta ndërtojmë së bashku”, është shprehur tutje Ismaili./Indeksonline/