back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili: Memli Krasniqi nuk mund të ketë kundërkandidat në garën për...

Uran Ismaili: Memli Krasniqi nuk mund të ketë kundërkandidat në garën për Kryetar të PDK-së

Të ngjajshme

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka...

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

Afati për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të PDK-së kanë përfunduar këtë të enjte. I vetmi që ka kandiduar është Memli Krasniqi, të cilit tashmë i duhet vetëm besimi i konventës së partisë. Kështu ka deklaruar bashkëpartiku i tij, Uran Ismaili, i cili ka thënë se Krasniqi pritet t’i japë një energji PDK-së.

“Memli ka pasion të madh për politikë, për PDK-në, por edhe kontribut në shoqëri. E shoh si kandidat jo veç të denjë në kuptim partiak, por si intelektual që do të sjellë impuls të ri në PDK”

“Në aspekt politik Memli është kandidati i vetëm. Ai do ta prezantojë një platformë. Çështja e kryetarit formalisht mbyllet të dielën dhe kështu le të mbetet. Nuk ka gjasa për kandidaturë tjetër nëse shtyhet afati. Të gjithë ajo që po shohim sot është se kandidati i vetëm për kryetar është Memli Krasniqi”, ka thënë Ismaili.

“Konventa vlerëson platformën e tij. Mund të ketë votë kundër, por me rëndësi është të ketë 50 plus 1 votë nga të pranishmit. Deri më sot ka mundur të ketë konkurrencë, sot nuk ka. Kandidati i vetëm është Krasniqi dhe një konventë që duhet dhënë besimin. Nuk mund të ketë kandidat të dytë dhe unë shoh që konventa me një masë të madhe ta mbështesë kandidaturën e tij”, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz