back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili: Drejtësi dhe zhvillim për të gjithë, asnjë lagje e Prishtinës...

Uran Ismaili: Drejtësi dhe zhvillim për të gjithë, asnjë lagje e Prishtinës s’do të mbetet anash!

Të ngjajshme

Raportohet se Kurti është nisur për vizitë në SHBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raportohet se është nisur...

Sulmet kibernetike që bllokuan aeroportet europiane, arretohet një person në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e Mbretërisë së Bashkuar...

Reperja vendos piercing në të pasme, i kushtoi 13 mijë euro

Reperja e famshme Cardi B njihet për faktin se...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, pas tubimit të sotëm në Lagjen e Muhaxherëve, ka vazhduar takimin në shkollën “Nazim Gafurri”, ku prezantoi zgjidhjet e tij për këtë zonë të kryeqytetit. Ai tha se kjo pjesë e qytetit, ashtu si shumë lagje e fshatra të tjera, është bërë simbol i padrejtësisë dhe i lënies anash nga pushteti komunal aktual, por shtoi se kjo periudhë do të marrë fund më 12 tetor, pas zgjedhjes së tij në krye të komunës.

Në fjalën e tij, Ismaili foli për pesë zgjidhjet e tij kryesore që synojnë t’i japin fund problemeve më të mëdha të kryeqytetit: zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta pa qen endacakë dhe me ndriçim, lagje të pastra 24/7, pezullimi i lejeve të reja të ndërtimit deri në krijimin e një plani të qartë urbanistik dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus te inovacioni, kultura dhe sporti.

Për zonën e Nazim Gafurrit, ai paraqiti një plan që përfshin funksionalizimin e çerdhes ekzistuese dhe ndërtimin e dy çerdheve të reja, krijimin e hapësirave komunitare e sportive, shtrirjen e plotë dhe modernizimin e ndriçimit publik, ndërtimin e trotuareve të reja të qasshme e të sigurta, stacione dhe pritore të reja për transport publik, si dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Projektet identifikuese të Ismailit për këtë zonë janë:

  • Ndërtimi i Parkut të Pajtimit;

  • Gjelbërimi linear i zonës dhe krijimi i mini-parqeve komunitare.

Ismaili theksoi se këto investime do ta kthejnë këtë pjesë të Prishtinës në një zonë funksionale, me kushte të denja për një jetë më cilësore, duke u dhënë qytetarëve sigurinë dhe standardet që meritojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz