back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeUran Isamili vizita në disa lagje: Qytetarët po i bashkohen thirrjes tonë...

Uran Isamili vizita në disa lagje: Qytetarët po i bashkohen thirrjes tonë për Prishtinën funksionale!

Të ngjajshme

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

PSG e pa konkurrencë, shënon fitoren e dytë në Ligue 1

PSG ka shënuar fitoren e dytë radhazi të këtij...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e regjistruar në platformën www.kohaperprishtinen.com. Sonte ai është ndalur në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri, ku bashkëbisedoi me banorët për problemet e përditshme me të cilat po përballen këto zona.

Mungesa e autobusëve, trotuarëve dhe ndriçimit publik, kaosi i trafikut dhe numri i lartë i qenve endacakë u cilësuan nga qytetarët si disa prej dështimeve më të mëdha të qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka lënë pas dore lagjet e kryeqytetit. Ismaili tha se këto nuk janë thjesht raste të izoluara, por dëshmi se Prishtina po përjeton një krizë funksionaliteti që nuk mund të vazhdojë më.

Përveç ankesave, vullnetarët shprehën mbështetjen e tyre për të kontribuar në platformën e Ismailit. Ky i fundit theksoi angazhimin qytetar si mjetin kryesor për të rikthyer funksionalitetin dhe dinjitetin e lagjeve të Prishtinës, duke paralajmëruar se koha e kaosit në kryeqytet duhet të marrë fund.

“Sonte, i vazhduam takimet me vullnetarë në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri. Energjia dhe besimi i tyre janë forca jonë më e madhe. Do të vazhdojmë deri sa secila lagje e Prishtinës ta ketë dinjitetin që e meriton!
 Mos rri anash, bashkohu! www.kohaperprishtinen.com💙 #KohaPerPrishtinen ➡️”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz