back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeUniversiteti i Prishtinës shtyen afatin e provimeve të prillit

Universiteti i Prishtinës shtyen afatin e provimeve të prillit

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që afati i muajit prill për provime të zhvendoset në një periudhë tjetër deri në tejkalimin e pandemisë së koronavirusit.

Rektorati ka bërë të ditur se për vendimin zyrtar për këtë çështje studentët dhe stafi do të informohen me kohë.

Aty sqarohen mënyrat se si po funksionon UP-ja këtë kohë, por nuk sqarohet përse provimet nuk mund të realizohen online, raporton KTV.

Ndërkohë përfaqësues të studentëve po kërkojnë që provimet sikurse ligjëratat të mbahen në këtë mënyrë.

Anëtari i Parlamentit studentor, Flakron Kabashi, ka thënë se nuk ka asnjë problem që mbajtja e provimeve të bëhet në mënyrë virtuale.

Pika 2 e nenit 111 të Statutit të Universitetit të Prishtinës parasheh tri afate të provimeve: në janar, qershor dhe shtator.

Megjithatë, tash e disa vjet provimet mbahen edhe në muajt prill dhe nëntor. Këtë veprim UP-ja e ka arsyetuar disa herë me kërkesa të shumta të studentëve për afate shtesë.

Më 11 mars Qeveria e Kosovës mori 11 masa në parandalim të pandemisë së koronavirusit mes të cilave edhe pezullimin e procesit mësimor deri më 27 mars.

Në UP javën e kaluar ka nisur mësimi online përmes dy platformave “Google Meet” dhe “Google Clasroom”.

Përfaqësues të UP’së kanë bërë të ditur se ligjëratat do të jenë të obligueshme edhe për studentët, edhe për stafin akademik./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz