United Airlines ka ndaluar fluturimet në aeroporte kryesore në të gjithë SHBA-në për shkak të një “problemi teknologjik”, sipas deklaratës së kompanisë.
Kjo ka shkaktuar probleme në aeroporte si Chicago, Denver, Houston, San Francisco dhe New Jersey.
“Presim vonesa të mëtejshme në fluturime ndërsa punojmë për ta zgjidhur këtë problem”, tha United për CBS News.
Më shumë se 700 fluturime të United janë vonuar deri në orën 21:00, sipas faqes së ndjekjes së fluturimeve FlightAware.