BallinaLajme“Um myti lemza” – Lajmërohet ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe...

“Um myti lemza” – Lajmërohet ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe u ndal në SHBA

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte shkaktuar skandal pasi nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ishte pjesë e një grupi të FSK-së që po qëndronte në ShBA për trajnim, mirëpo është shkëputur nga grupi dhe ka vendosur të qëndrojë atje.

Lidhur me këtë rast, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi të martën se ushtari është përjashtuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe se janë iniciuar procedurat për kthimin e tij në vend.

“Është përjashtuar nga Kosova dhe janë inicuar procedurat për kthimin e tij në Kosovë. Nuk ka asnjë mundësi që dikush të qëndrojë kur shkon zyrtarisht si ushtar i Kosovës”, tha ai.

Sipas informacioneve të siguruara nga Nacionale, bëhet fjalë për Edon Arifin, i cili së fundmi ka publikuar edhe një fotografi në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Um myti lemza”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz