BallinaBotëUkrainës i dërgohen armë përmes një aeroporti sekret, shpeshtohen fluturimet

Ukrainës i dërgohen armë përmes një aeroporti sekret, shpeshtohen fluturimet

Të ngjajshme

Vendimi për mbylljen e TikTok, Rama sulmon Kushtetuesen: E panevojshme, solli efekte

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e...

Itali: Shqiptarja u godit për vdekje nga vetura pasi e çoi vajzën në shkollë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali. Ajo ishte goditur...

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Kryetari i Shtabit të Përbashkët Gjeneral në SHBA, Mark Milley shkoi javën e kaluar në një aeroport të pazbuluar pranë kufirit ukrainas që është bërë qendër për transportin e armëve, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes, duke parë nga afër përpjekjet shumëkombëshe për të dërguar armë në Ukrainë mes pushtimit të Rusisë, raporton CNN.

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani 17,000 raketa antitank dhe 2,000 raketa anti-ajrore Stinger, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN, përcjell Gazeta Express.
Ndërsa ishte në aeroport, Milley e ka ekzaminuar procesin e dërgimit të armëve, teksa raportohet se ky aeroport është kthyer në një bazë fluturimesh të shumta çdo ditë, me aktivitetin e zakonshëm: dërgimin e armëve.

Vendndodhja e aeroportit mbetet sekret për t’i mbrojtur dërgesat e armëve, duke përfshirë raketat kundër blindave, në Ukrainë. Ushtria ukrainase ka disa shqetësime se Rusia mund të fillojë të synojë dërgesat ndërsa sulmi i saj po bëhet më agresiv.

Që para fillimit të pushtimit rus në fund të muajit të kaluar, qiejt mbi Europë janë mbushur me avionë ushtarakë të SHBA-së që dërgojnë ndihmë në Ukrainë.

Fluturimet i kanë ripozicionuar trupat përgjatë krahut lindor të NATO-s, ndërsa ritmi i fluturimeve është rritur.

Komanda Europiane e SHBA-së (EUCOM) është në qendër të operacionit masiv të dërgesave, duke përdorur rrjetin e saj ndërlidhës me aleatët dhe partnerët për të koordinuar “në kohë reale” procesin.

EUCOM po bashkërendon gjithashtu me vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, për sa i përket procesit të dorëzimit.

Që nga fillimi i pushtimit rus, 14 vende kanë dërguar ndihmë në Ukrainë, tha zyrtari amerikan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz