back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeUkrainë: Prodhim i përbashkët armësh me SHBA-në dhe Gjermaninë

Ukrainë: Prodhim i përbashkët armësh me SHBA-në dhe Gjermaninë

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve. Gjermania dhe SHBA me plane konkrete për bashkëprodhim armësh.

Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetallplanifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në Ukrainë. Kjo u njoftua nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Denys Shmyhal. “Për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetallpër forcat e armatosura ukrainase u caktua një parcelë toke në një rajon të sigurt të Ukrainës”, shkroi Shmyhal në platformën X.

Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse. Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej katër vjetësh.

Prodhim i përbashkët armësh Ukrainë-SHBA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi se ka diskutuar me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga Uashingtoni.

“Diskutuam rrugë të ndryshme për bashkëpunim – se si të arrijmë paqe të vërtetë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës”, shkroi Zelenski pas takimit të tyre në Kiev në aplikacionin e mesazheve Telegram. Pjesë e bisedimeve ishin “marrëveshje të forta dypalëshe për prodhimin e përbashkët të dronëve dhe të armëve, të cilat ia kemi propozuar SHBA-së. Ne presim një përgjigje pozitive nga SHBA-ja.”/DW/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz