back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeUkrainasit zgjedhin të pushojnë në Shqipëri, mbërrijnë 80 turistët e parë

Ukrainasit zgjedhin të pushojnë në Shqipëri, mbërrijnë 80 turistët e parë

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik i preferuar për qytetarët ukrainas. Mesditën e së enjtes në aeroportin Nënë Tereza u ul avioni i parë charter për këtë sezon me 80 turistë ukrainas të nisur nga aeroporti Borispol në Kiev.

Sipas agjencisë turistike e cila po sjell turistë nga Ukraina, deri më datë 22 shtator charterat do të fluturojnë çdo dy javë duke sjellë nga 160 turistë për çdo fluturim gjatë pikut të sezonit nga qytetet Kiev, Kharvov dhe Lviv.

Për t’i uruar mirëseardhjen dhe falënderuar që zgjodhën të pushojnë në Shqipëri në aeroportin Nënë Tereza doli zëvëndësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Karapici.

“Është një fillim i mbarë për sezonin turistik në Shqipëri. Heqja e vizave ka mundësuar ardhjen e sa më shumë turistëve. Ky është charteri i parë me ukrainas, por sipas informacioneve nga agjencitë turistike dhe operatorëve do të ketë edhe në vijim chartera të tjerë. Do të kemi një numër mbreslënës të turistëve që ne do t’i mirëpresim në Shqipëri për të shijuar bukuritë, cilësinë e shërbimit turistik, si dhe produktet turistike të cilat janë të diversifikuara dhe të shumëllojshme. Jo vetëm me chartera, por do të ketë një numër turistësh të konsiderueshëm edhe me kroçera në të gjitha portet e vendit. Ne jemi në mbështetje të promovimit të sektorit të turizmit dhe zhvillimit të këtij sektori, me një rritje sa më të lartë të mundshme të numrit të tyre”, u shpreh ajo.

Tatiana Bajraktari drejtore e agjencisë turistike “Aler Travel” shpjegoi itinerarin që do të ndjek ky grup turistësh.

“Një pjesë do të shkojë për të pushuar në plazhet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Ksamilit. Pjesa tjetër do të shëtisë gjithë Shqipërinë, një tur eksursionesh ku ata do të shikojnë rreth 70% të Shqipërisë për njëmbëdhjetë ditë që do të qëndrojnë këtu”.

Është parashikuar të ketë chartera të tjerë, jo vetëm nga Ukraina.

“Duam të dimë më shumë për këtë vend sepse ne kemi dëgjuar për të, por nuk kemi qenë kurrë. Në Zvicër punojnë dhe jetojnë shumë shqiptarë të Kosovës, dhe ne dëshironim të shihnim vendin se nga vijnë ata”, thotë njëri nga vizitorët. “Po për mua është hera e parë që vij këtu, jam shumë e lumtur që vizitoj një shtet të ri për të njohur vendin dhe njerëzit e tij. Gjithashtu dëshira ime është të zbuloj një vend të ri pse jo të ftoj dhe njerëz të tjerë të vizitojnë vendin tuaj. Shumica e informacionit është marrë nga interneti, por edhe kompania na ka sugjeruar të blejmë paketën për të pushuar në Shqipëri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz