back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeUjku i mbyt 20 dele dhe i lëndon dhjetë të tjera

Ujku i mbyt 20 dele dhe i lëndon dhjetë të tjera

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Dobërdol/Podujevë, 21 maj – Fermerit nga fshati Dobërdol i Podujevës, Bedri Gashi, ujku ia ka mbytur rreth 20 dele dhe ia ka plagosur 10. Po kaq i kanë humbur mëngjesin e hershëm të ditës së premte, shkruan sot Koha Ditore.

“Rasti ka ndodhë sot në orët e hershme të mëngjesit. Në orën 04:30 jam çua me shkua në pazar në Vushtrri. Edhe tash unë e kam ahurin ma naltë e torishtën më poshtë. Diku rreth 05:00-05:15 i kam nxjerr prej ahurit se mu duk që e kishin pas nxehtë edhe thash t’i lëshoj poshtë në torishtë.

Kur jam nisë për Vushtrri iu kam thanë në shtëpi që sa të çohen djemtë le t’i lëshojnë edhe kam vazhdua unë”, ka thënë Bedri Gashi. “Kur kam shku diku në Besi më kanë thirr në telefon. Më thanë ku i ke lanë dhentë? Iu kam kallxua. Thanë valla jo diçka i kish mbyt. Iu thash a shumë a pak a?

Më thanë tana po na doket. Iu kishin rritë pak. Jam kthye edhe i kam pa 20 në torishtë të mbyta, 11 a 13 të plagosura edhe janë diku 7 a 9 që janë humb krejt. I kemi njoftua policinë, veterinarët, komunën, kanë ardhë i kanë fotografuar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz