back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaJetëUji i shiut nuk është i pijshëm askund në botë

Uji i shiut nuk është i pijshëm askund në botë

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...
- Advertisement -

Një nga studimet e fundit zbuloi se uji i shiut në pothuajse çdo pjesë të botës përmban sasi të rrezikshme të kimikateve dhe nuk është i pijshëm, shkruan Euronews.

Substancat per/polifluoroalkil (PFAS) i përkasin një grupi të madh kimikatesh të prodhuara nga njeriu që nuk gjenden në natyrë. Ato njihen si substanca të përhershme, sepse nuk mund të dekompozohen në natyrë. Ato përdoren në paketimin e ushqimeve, pajisjeve elektronike, kozmetikës dhe enëve.

Studiuesit e Universitetit të Stokholmit vunë re se këto substanca janë të pranishme edhe në ujërat e shiut. Antarktida nuk bën përjashtim. Substancat e përmendura ndikojnë dukshëm negativisht në cilësinë e ujit.

Midis tyre janë acidet perfluorooctanoic (PFOA), të cilat raportohet se shkaktojnë kancer.

Ian Cousins, i cili udhëhoqi hulumtimin, tregoi se uji i shiut kudo në botë nuk është i sigurt për t’u pirë nëse merren parasysh standardet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat përcaktojnë sasinë e tyre maksimale.

Ai vuri në dukje se njerëzit në shumicën e vendeve të industrializuara nuk pinë ujë shiu, por në shumë pjesë të botës ka nga ata që e pinë, duke pritur që uji të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Gjithashtu u analizua se sa të rrezikshme janë për shëndetin substancat e listuara. Pra, ato lidhen me çrregullimet e fertilitetit, rritjen e rrezikut të kancerit dhe vështirësitë në zhvillimin e fëmijëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz