Prej disa ditësh, një sasi e madhe uji është grumbulluar nën urën e Mazgitit, që lidh rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë me autostradën “Ibrahim Rugova”, transmeton portali IndeksOnline.
Kjo ka bërë që një qytar bashkë me veturën e tij të mbetet i bllokuar në mes të rrugës.
Për shkak të ujit që ka mbuluar të gjithë gjerësinë e rrugës, veturat po detyrohen të qarkullojnë mbi trotuar, pasi lëvizja nëpër shiritat e rrugës është bërë thuajse e pamundur./Indeksonline/