back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasUjësjellësi i ndërtuar keq, banorëve të këtij fshati të Drenicës u shkon...

Ujësjellësi i ndërtuar keq, banorëve të këtij fshati të Drenicës u shkon ujë i ndotur (VIDEO)

Të ngjajshme

Banorët e një fshati në Drenicë pijnë ujin e ndotur. Krejt kjo për shkak se Komuna e ka ndërtuar gabimisht ujësjellësin. Banorët e Çikatovës po e presin ndërhyrjen e Komunës së Drenasit. Mirëpo, zyrtarët e qytetit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovcit kanë refuzuar të japin sqarime për këtë gabim, raporton T7.

Kjo kovë e cila po mbushet me ujë nuk mund të pihet nga familja e Bajram Deliut.

Madje ai ka një hall për fëmijët të cilët po rrit.

Mirëpo, nuk është e vetmja kjo familje që po përballet me këtë problematik. Gabimet e udhëheqësve të komunave i kanë marr në qaf një fshat të tërë.

Më shumë se 30 shtëpi në këtë vend nuk kanë ujë të pijshëm.

Madje për evitimin e këtij problemi, ishin mobilizuar banorët duke punuar në një projekt për ndërtimin e ujësjellësit i cili ishte dorëzuar në Komunë, dhe ishte pranuar fillimisht nga ta.

Por në implementim diçka devijoi.

Gjithashtu, sipas banorëve ujësjellësi është vendosur në rrugën e gabuar, por që nga qeveria komunale u kanë thënë se mundësi për përmirësim nuk ka.

Punimet kanë filluar qysh nga dita e diele. Por rruga në të cilën është dashur të punohet nuk është e duhura.

Projektin të cilin e ka punuar administratori i këtij fshati, nuk është në përputhje me punimet të cilat veç janë duke u bërë.

Televizioni ka pritur gati një javë për një përgjigje nga komuna e Drenasit por që këta të fundit nuk kanë thënë asgjë.

Banorët e kësaj ane ende po presin të kenë përmirësime në infrastrukturë rrugore dhe ujësjellës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz