BallinaLajmeUgljanin: Kosova çështje e zgjidhur, Serbia ka regjim

Ugljanin: Kosova çështje e zgjidhur, Serbia ka regjim

Të ngjajshme

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kaderi vishet me fustan të ngushtë, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barçës

Barcelona ka punuar me një skuadër relativisht të shkurtër...

Sulejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” ka kritikuar ashpër liderët shtetërorë në Beograd për moslejimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit që ta vizitojë Novi Pazarin. Sipas tij, çështja e Kosovës tashmë është e zgjidhur, ndërsa për Serbinë thotë se ka regjim

Një ftesë zyrtare e dërguar për ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës Behgjet Pacollin që ta vizitojë fundjavën e kaluar Novi Pazarin ka bërë që krerët shtetërorë të Serbisë ta drejtojnë gjithë “arsenalin” kundër Sulejman Ugljaninit, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi.

Për një ftesë të tillë Ugljanin u akuzua nga mediet serbe se ia futi “gishtin në sy” shtetit të Serbisë, posaçërisht kur përmes një dokumenti zyrtar të Këshillit Nacional të Boshnjakëve e ftoi Pacollin, të cilit i referohej si ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, ta vizitojë Novi Pazarin.

Drejtuesit e institucioneve në Beograd menjëherë e “bombarduan” me akuza Ugljaninin, duke thënë se “provokimet” e tilla i bën sa herë që partia e tij nuk është pjesë e pushtetit qendror.

Ai ka qenë ministër pa portofol në qeverinë e ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, ndërsa gjatë periudhës së viteve 2004-2008 ka qenë edhe kryetar i Novi Pazarit.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën Zëri” Ugljanin tregon arsyet se pse e ftoi Pacollin ta vizitojë Novi Pazarin.

“Për vite me radhë kemi dëgjuar të njëjtën histori rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, versionin serb. Ne shprehëm dëshirën që t’ua mundësojmë qytetarëve të Sanxhakut të dëgjojnë edhe anën tjetër. Përveç kësaj, ne i kërkuam ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Behgjet Pacollit që të na paraqiste vizionin e tij për procesin e stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, thotë Ugljanin për Zërin.

Sipas tij, ngurrimi i regjimit serb në mënyrë që t’ua mundësojë të gjithë qytetarëve të dëgjojnë edhe opinione ndryshe reflekton më mirë karakterin e këtij regjimi.

Lideri i Partisë së Aksionit Demokratik në Novi Pazar dhe i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi ka lidhje të fortë me Kosovën, pasi që ka lindur në Mitrovicë, përderisa studimet në Fakultetin e Stomatologjisë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Ish-boksieri i klubit të boksit “Radniçki” gjatë kësaj interviste për “Zërin” i jep goditje të fortë politikës në Beograd, duke konfirmuar se çështja e statusit të Kosovës është e zgjidhur, ndërsa ka thënë se në Serbi ka regjim politik.

Ai ka akuzuar Serbinë se ka kryer gjenocid në Bosnjë, në Kosovë dhe në Sanxhak, madje siç thotë ai, krimet e tilla i ka bërë para syve të komunitetit ndërkombëtar, prandaj kërkon që në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit të përfshihen edhe përfaqësuesit politikë të boshnjakëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz