back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportUEFA sjell super-lajmin për Kosovën

UEFA sjell super-lajmin për Kosovën

Të ngjajshme

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të...

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

UEFA sot ka sjell një super-lajm për kubet e Kosovës, pasi ka vendosur ta pranojë stadiumin e Mitrovicës, ‘Adem Jashari’, për tu zhvilluar ndeshje ndërkombëtare evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi, ka konfirmuar se UEFA ka marrë vendim që të pranojë stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë për zhvillimin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për klubet e Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të presidentit të FFK-së z. Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, që stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë i lejohen zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës për klubet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete.

Ndërsa, tani mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës, që të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës.

Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë

Të Fundit

Sport

ShowBiz