back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaSportUEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve – dominon Roma,...

UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve – dominon Roma, asnjë lojtarë i Realit dhe Barçës

Të ngjajshme

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez

Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në...

Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet,...

Cila kryeson në Instagram, gruaja e Messit apo CR7?

Në rrjetet sociale shihet qartë se sa është popullariteti...

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës së fundit në Ligën e Kampionëve.

Në këtë javë ishin në program katër ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara dy të martën dhe dy të mërkurën.

Pas këtyre ndeshjeve, ku nuk munguan as befasitë u mësuan katër skuadrat që arritën gjysmëfinalet.

Ndër to është edhe skuadra italiane, Roma, e cila e bëri befasinë duke eliminuar Barcelonën, pasi i mposhti me rezultat 3-0, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 4-1 për katalunasit.

Roma ka katër futbollistë në formacionin e javës (Getty Images)

Kjo ka bërë që Roma të përfaqësohet me plot katër futbollistë në formacionin e javës së Ligës së Kampionëve.

Me dy futbollistë përfaqësohet Juventusi, që ishte afër të befasonte me eliminim Real Madridit dhe Bayern Munich dhe Sevilla me nga dy futbollistë.

Liverpooli që mposhti Manchester Cityn edhe në ndeshjen kthyese përfaqësohet me vetëm një futbollist, yllin Mohamed Salah.

Në anën tjetër, në formacion nuk gjendet asnjë lojtarë i gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona, ashtu sikurse nuk gjendet asnjë lojtar i Cityt. /Telegrafi/  

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve nga UEFA:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz