BallinaSportUdhëton drejt Manchesterit për testet mjekësore, City thyen rekord

Udhëton drejt Manchesterit për testet mjekësore, City thyen rekord

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Manchester City pritet të zyrtarizojë një tjetër transfertë pasi sot portieri i Bencicas, Ederson Moraes mbërrin në Manchester për të kryer testet mjekësore.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola raportohet se do të derdhë në arkat e Benficas plot 43 milionë sterlina ose e thënë ndryshe rreth 50 milionë euro, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Sipas burimeve të “Sky Sports”, nesër Manchester City pritet të zyrtarizojë këtë transfertë menjëherë pasi portieri të ketë kaluar me sukses testet mjekësore.

23-vjeçari ishte gjithashtu në shënjestër nga rivalët e United, por Pep Guardiola u tregua më i shkathët duke mbyllur me sukses negociatat e transferimit.

Ederson pritet të bëhet portieri më i shtrenjëtë i të gjitha kohërave pasi ky rekord mbahej nga Gianluigi Buffon i cili u transferua për 32 milionë sterlina.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz