back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditUdhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit,...

Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth 15 orë në territorin e Austrisë, pasi autobusi i kompanisë private me të cilin po udhëtonin pësoi një defekt serioz.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, gjatë udhëtimit janë djegur dy gomat e pasme të mjetit, duke rrezikuar një incident të rëndë. “Për pak kemi shpëtuar”, tha njëri prej tyre.

Ngjarja ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim mes udhëtarëve, të cilët kanë mbetur në pritje për vazhdimin e rrugës drejt destinacionit të tyre.

TV21 ka kontaktuar kompaninë e transportit për të marrë një qëndrim mbi rastin, por pavarësisht dy telefonatave dhe disa mesazheve, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, udhëtarët vazhdojnë të presin në Austri, duke shpresuar për një zgjidhje të shpejtë të situatës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz