Udhëheqësit botërorë kritikojnë Trumpin për qëndrimet e tij mbi ndryshimet klimatike
dp

Lexo edheOKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

Presidenti amerikan, Donald Trump u ‘sulmua’ të enjten, ndërsa udhëheqësit botërorë u rreshtuan për të kritikuar qëndrimin e tij mbi ndryshimet klimatike përpara samitit global COP30.
Udhëheqësi amerikan, i cili mungon në tubimin në qytetin amazonian të Belem, u quajt gënjeshtar për refuzimin e tij të shkencës klimatike dhe “kundër njerëzimit” për heqjen dorë nga politikat kryesore klimatike, shkruan BBC.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, pranoi se konsensusi politik në rënie për këtë çështje është më i gjerë.

Lexo edheOKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë
Ai tha se ndryshimet klimatike dikur ishin një çështje uniteti, por “sot, megjithatë, për fat të keq ky konsensus është zhdukur”.
Gjatë dy javëve të ardhshme, vendet do të përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re mbi ndryshimet klimatike, me një fokus të veçantë në kanalizimin e më shumë parave për mbrojtjen e pyjeve.