back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme"Udhëheqësit aktual s'mund ta rrëzojnë murin në Veri"

“Udhëheqësit aktual s’mund ta rrëzojnë murin në Veri”

Të ngjajshme

Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani, duke komentuar seancën e mbrëmshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës lidhur me ndërtimin e murit mbi urën e Lumit Ibër në Veri të Mitrovicës, ka përshëndetur unitetin e lidershipit kosovarë për rrënimin e atij muri.

Por Hasani ka shprehur dyshimet e tija se Qeveria do ta rrënojë atë mur.

“Për çështjen e murit pamë unitet të gjithë spektrit politik, por, jam shumë dyshues se ky muri do të rrënohet. Nëse thatë se është ilegal, pse atëherë nuk po e rrënoni? Nga kush po prisni sinjale për rrënimin e atij muri? Mbase, po i prisni sinjalet nga Beogradi. Ironike! Nëse prisni sinjalin e tyre, qëllimi i atij muri do të jetësohet. Pra, muri do ta ndajë përfundimisht Mitrovicën. Jam shumë skeptik se ju do të ndërmerrni diçka për rrënimin e atij muri”, ka shkruar Hasani.

Ai shtë shprehur skeptik për rrëzimin e këtij muri, duke thënë se nëse Qeveria nuk vepron shpejtë për rrënimin e tij, atëherë ky mur rrezikon të qëndrojë aty si barrikadat që janë vendosur tash e  sa vite.

“. Jam shumë skeptik se ju do të ndërmerrni diçka për rrënimin e atij muri. Druaj se fjalimet e djeshme plot emocion e patriotizëm, akuza ndaj njëri- tjetrit ishin vetëm sa për konsum. Populli është lodhur nga fjalimet patetike. Ajo çka duam ne janë veprimet konkrete, pra rrënimi i murit. Nëse nuk veproni shpejt, ky muri do të qëndrojë aty, si barrikadat që na ndajtën tash e sa vite”, ka shkuar tutje Bajram Hasani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz