back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeUÇK në Hagë, Lushtaku: Kolegët e mi janë të pafajshëm, do kthehen...

UÇK në Hagë, Lushtaku: Kolegët e mi janë të pafajshëm, do kthehen më të fuqishëm se kurrë

Të ngjajshme

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Në kohën kur vendi ishte i përfshirë nga lufta, e vetmja gjë që u vinte në mend luftëtarëve të UÇK-së në mendje ishte vdekja. Kështu është shprehur ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së, Sami Lushtaku në një intervistë me gazetaren Linda Karadaku në ABC.

I pyetur nga gazetarja se nëse në atë kohë e kishin menduar ndonjëherë që do të vinte një ditë që do të bëhej një gjykatë Speciale që do kishte anëtarë të UÇK-së në bankën e të akuzuarit, Lushtaku theksoi që për ta me rëndësi është që Kosova është e pavarur sot.

“Në atë kohë kemi menduar vetëm vdekjen. E kemi ditur 100 për qind që jemi të vdekur. Për ne me rëndësi është që Kosova sot është e pavarur. Është e dhimbshme që kjo gjykatë, dhe të tjera në Kosovë, sepse ne po konsiderojmë që Serbia ka kryer krimet dhe gjenocidin në Kosovë dhe faturat po i paguajmë ne në Kosovë. Nuk është Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, apo Jakup Krasniqi a Rexhep Selimi problem, problem sot është Kosova.”

Po ashtu, Lushtaku theksoi se qëllimi i UÇK-së nuk ka qenë asnjë herë shënjestrimi i qytetarëve serbë, përkundrazi.

Sami Lushtaku: “Qëllimi nuk ka qenë asnjëherë qytetarët serbë. Ne nuk kemi desht që ta ndjekim situatën e Milosevic. Ne nuk kemi desht që vuajtjet e fëmijëve e brezave që kanë kalu raste të renda në Kosovë, ta kenë fatin fëmijët serb në Kosovë. Ne duam që shteti i Kosovës të jetë funksional. Ne duam që qytetarët serbë në Kosovë të jetojnë si ne dhe fëmijët tanë në Kosovë.”

Linda Karadaku: Nëse do viheshit në një pozicion ku ta mendonit, a do bënit të njëjtën gjë si në ‘99?

Sami Lushtaku: “Po, absolut po. As pikë as presje nga ajo që ka ndodh më herët. Jemi të vetëdishëm dhe përgjegjës para asaj që ka ndodhur në Kosovë.”

Linda Karadaku: Kosova dhe UÇK nuk është hera e parë që përballen me gjykatën e Hagës dhe kanë dalë të pafajshëm. Mendoni që do të përsëritet e njëjta gjë?

Sami Lushtaku: “…Shqiptarët e Kosovës kanë qenë të ethshëm për drejtësi. Sepse kjo na ka mungu….Nuk e kemi prit që pjesëtarët e UÇK, pa argumente dhe pa fakte të dënohen…Në këtë rast, ne kemi pasur disa gjykata në Kosovë…dhe kemi një gjykatë Speciale për krime luftë në Kosovë. Pjesëtarët e UÇK, kanë qenë nëpër gjykata dhe nëpër banka si të akuzum për krime lufte. Mendoj që 90 për qind të tyre kanë qenë të pafajshëm. Edhe unë jam dënuar me 12 vite burg dhe pas katër viteve jam shpallur i pafajshëm. Besoj që kolegët e mi në Hagë, janë të pafajshëm. Ata do kthehen më të fuqishëm seç kanë qenë.” s.b/abcnews.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz