BallinaLajmeU zhvillua mbledhja e 35-të e Qeverisë së Kosovës, këto janë vendimet...

U zhvillua mbledhja e 35-të e Qeverisë së Kosovës, këto janë vendimet të cilat u ndërmorën

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese, (mbledhje elektronike) të 35-të me radhë në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, dhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizim të vendimeve për caktim të hapësirave të karantinës.

Vendimi i parë i Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, ka qenë miratimi i vendimit për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike në këtë përbërje:

1. Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kryesuese;

2. Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, anëtar;

3. Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, anëtar;

4. Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;

5. Emilija Redžepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtare;

6. Kryetari i Komunës në të cilën realizohet investimi strategjik, anëtar;

7. Ministri përgjegjës për sektorin në të cilin realizohet investimi strategjik, anëtar; dhe

8. Sami Istrefi, Avokat i Përgjithshëm Shtetëror, anëtar.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që nga data 30 maj 2020 të shfuqizohen vendimet:

– Vendimi i Qeverisë nr.01/13 i datës 18/03/2020, me të cilin Qendra e Studentëve në Prishtinë është caktuar si hapësirë karantine;

–  Vendimi i GNMI MPBAP Nr.140/2020 i datës 25/03/2020, me të cilin është caktuar qendra për të huaj në Vranidoll si hapësirë karantine.

Ministria e shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse. Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.

– Të gjitha Vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen;

Në arsyetim të vendimit thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake sipas konstatimeve të IKShPK-së dhe zyrës së OBSh-së në Kosovë../Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz