“U zbulua” e dashura e re e Lumbardhit? Fotoja nga Milano ndez rrjetin

Ditë më parë, në media u raportua se fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, ka nisur një lidhje të re me një sipërmarrëse që jeton në Austri.
Megjithatë, deri më tani nuk ishte publikuar as emri dhe as ndonjë fotografi që do ta konfirmonte identitetin e partneres së përfolur, shkruan IndeksOnline.
Lumbardhi, i cili gjatë muajve të fundit ka udhëtuar në destinacione të ndryshme, ka zgjedhur të mos japë detaje rreth jetës së tij private dhe personit që e ka shoqëruar në këto udhëtime.

Tashmë, një fotografi e publikuar nga Kristalja, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ka nxitur sërish kureshtjen rreth jetës sentimentale të Lumbardhit.
Gjatë Javës së Modës në Milano, Kristalja ka publikuar një fotografi ku shfaqet edhe Lumbardhi, i cili shihet pranë një vajze bjonde.

Lexo edheDakota Johnson iu përgjigjet thashethemeve për lidhjen me MGK
Kjo fotografi ka bërë që ndjekësit të ngrenë pikëpyetje nëse vajza në fjalë është partnerja e re e Lumbardhit dhe nëse bëhet fjalë për personin që është përfolur së fundmi në media.
Megjithatë, deri më tani, as Lumbardhi dhe as Kristalja nuk kanë dhënë ndonjë sqarim apo konfirmim lidhur me identitetin e vajzës që shfaqet në fotografi.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për partneren e përfolur të Lumbardhit apo thjesht për një person nga rrethi i tij shoqëror.














