back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeU vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit,...

U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit, policia jep detaje për ngjarjen tragjike në Istog

Të ngjajshme

Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur shqipen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Ditën...

Projektligji për çmimet tavan rikthehet, opozita dhe bizneset kërkojnë respektim të Kushtetutës

Deputetë dhe përfaqësues të bizneseve pas inicimit të procedurës...

Infantino dhe Ceferin akuzohem për krime lufte në Palestinë!

Një ankesë është dorëzuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC)...

Një grua nga Istogu ka vdekur mbrëmë si pasojë e plagëve që mori nga arma e zjarrit.

Policia tha se dyshohet që tashmë e ndjera është vetëplagosur me armën që ishte e burrit të saj.

Ajo u dërgua në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa policia tha se po e heton rastin.

“Fsh. Isog i poshtëm, Istog 20.02.2026-15:50. Emergjenca në Istog ka raportuar se është pranuar e plagosur me armë zjarrit në abdomen viktima femër kosovare. Dyshohet se viktima ishte vet-plagosur me armë zjarrit që i përket bashkëshortit. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës dhe rreth orës 18:57 ka ndërruar jetë në sallën e operimit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Për këtë ngjarje mbrëmë u deklarua edhe Spitali i Pejës./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz