BallinaLajmeU varros 28 vjeçari që humbi jetën nga shembja e hotelit

U varros 28 vjeçari që humbi jetën nga shembja e hotelit

Të ngjajshme

Kokalla tregon versionin e tij për takimet me Granit Plavën dhe Naim Murselin

Gjatë intervistimit të tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka...

Xhonatan Islami flet për herë të parë pas ndarjes nga Roza Lati

Pas muajsh spekulimesh dhe zërash në rrjet, më në...

Kosova e Panamaja me marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike

Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e...

Flamujt në Mitrovicën Jugore janë në gjysmështizë. Është ditë zie në qytetin ku një natë më parë humbi jetën 28 vjeçari, Visar Behrami. Ai po punonte në këtë objekt kur i njëjti u shemb dhe zuri brenda të riun nga Mitrovica.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka prekur të gjithë, por dhimbja më e madhe është tek familja e të ndjerit, Behrami.

Vendi ku ndodhi tragjedia, ka mbetur ashtu si një natë më parë.


Puna është ndërprerë, kurse pronarët janë arrestuar.

Megjithatë ekipi i televizionit merr vesh se i ndjeri ka punuar pa kontratë, derisa punëdhënësi nuk ka asnjë kompani të regjistruar.

Pra ka qenë një grup i punëtorëve krahu.

E ky objekt nuk kishte as leje për të kryer punime. Sipas komunës puna në ish hotelin “Adriatiku” bëhej gjatë vikendit.

Ndërkohë për këtë rast janë nën arrest dy persona, pronari i objektit dhe punëdhënësi. Prokuroria në Mitrovicë thotë se ende janë në gjurmë të rrethanave që dërguan deri tek ky rrënim.

Në anën tjetër televizioni mëson se pronari i këtij objekti është Ismet Osmani i njohur me nofkën “Curri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz