Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj sot ka kujtuar themelimin e Akademisë Ushtarake e cila filloi para 22 viteve në Araqevë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook përkujtoi heronjtë e vendit si: Fehmiun, Shabanin, Ilazi, Abejën e shumë të tjerë dhe tha se këta po i jepin formë përpjekjeve tona, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Sot shënohet dita e Akademisë Ushtarake e cila filloi në Aqarevën e burrave të mëdhenj të kombit tonë para 22 vitesh. Aty u mblodhën elita e UÇK-së dhe e shpallen Akademinë Ushtarake.
Heronjtë tonë: Fehmiu, Shabani, Syla, Ilazi, Abeja e shumë tjerë po i jepnin formë përpjekjeve tona.
Sot në këtë frymë po rriten brezat e rinj të Ushtrisë më të re në Evropë, krah ushtrive më të avancuara në botë./Arbresh.info/
