U suspendua nga YouTube për shkak të ndërtimit të pajisjeve të rrezikshme [VIDEO]
01·
![Featured image for U suspendua nga YouTube për shkak të ndërtimit të pajisjeve të rrezikshme [VIDEO]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F08%2Flajmi-i-fundi-drenica-press.png&w=3840&q=75)
Ky kanal i cili ka afërsisht gjysmë milioni abonues rrezikon të mbyllet përgjithmonë nga YouTube.
Drake Anthony është pronari dhe autori i videove në kanalin styropyro në YouTube ku aj ndërton laser me fuqi të madhe, transmeton Express. Këta laser të fuqishëm ai i ndërton në kushte shtëpie dhe jep instruksione se si të ndërtohen ata.
Por YouTube po i cilëson këto video të rrezikshme dhe ka vendosur që ta suspendoj këtë kanal. Në një nga videot e publikuara, ai ka ndërtuar një laser me fuqi 200W. Për të bërë një krahasim, laserët që përdoren për prezantime kanë fuqi 0.005W. Pra, ky laser është 40,000 herë më i fuqishëm se një laser i zakonshëm.

Lexo edheNga 24 marsi hiqen kodet e vjetra, përdoret vetëm +383














