back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaShowBizU rrëzua tragjikisht nga pallati, shuhet ylli i Netflix!

U rrëzua tragjikisht nga pallati, shuhet ylli i Netflix!

Të ngjajshme

Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Menglong…

Aktori i njohur kinez, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga pallati i tij, sipas raportimeve. Ai ishte 37 vjeç.

Menglong, i njohur më së miri për rolin e tij në serialin “Eternal Love” të Netflix, ndërroi jetë në lagjen Chaoyang të Pekinit, Kinë. Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Menglong, por policia ka përjashtuar çdo mundësi që dinamika të ketë qenë kriminale.

“Me një hidhërim të padurueshëm, njoftojmë se Menglong ynë i dashur vdiq më 11 shtator. Policia ka përjashtuar çdo kriminalitet”, tha ekipi i menaxhimit të Menglong në një deklaratë të postuar në Weibo.

“Shpresojmë që ai të prehet në paqe dhe të dashurit e tij të mbeten të fortë”. Vendas i Xinjiang-ut, ai u bë i famshëm duke garuar në një konkurs kinez kënge, të quajtur “Super Boy” në vitin 2013. Ai vazhdoi të luante në projekte si The Legend of the White Snake, “Go Princess Go” dhe “The Moon Brightens You”. Paraqitja e fundit e artistit erdhi në serialin e vitit 2025 “Feud”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz