U rrahën pasi u aksidentuan, arrestohen katër persona në Prishtinë
dp

Lexo edheKremlini thotë se bisedimet SHBA-Rusi ishin ‘konstruktive’ ndërsa afrohet afati i fundit i armëpushimit

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje pas një aksidenti trafiku.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë”.

Lexo edheKremlini thotë se bisedimet SHBA-Rusi ishin ‘konstruktive’ ndërsa afrohet afati i fundit i armëpushimit
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona”, tha Ahmeti.
Ajo më tej tha se aktualisht, policia është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.