Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në Hajvali.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se dyshohet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armëve zjarri.
Lajmin e IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Ai tha se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, tha Syla. /IndeksOnline/