U përpoq të imitonte gjuajtjen me gërshërë të Ronaldos, gazetari argjentinas thyen këmbën (FOTO/VIDEO)
01

Lexo edheU rrit nga ujqërit, kërkon që përsëri të kthehet në pyll, njihuni me Moglin modern (Foto)

Gazetari argjentinas Manuel Sanchez ndoshta do të mendojë përsëri përpara se të përpiqet të bëjë atë që kishte bërë ylli i futbollit Cristiano Ronaldo.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Manuel Sanchez, i cili punon për një kanal lajmesh argjentinase Canal Doce, u përpoq të rikrijonte momentin magjik që e kishte realizuar Ronaldo kundër Juventusit.
Sanchez u përpoq të sigurohej që ai të shmangte ndonjë dëmtim pasi ai shtriu një dyshek për të zbutur rënien e tij pas përpjekjes për të goditur topin me gërshërë.

Lexo edheU rrit nga ujqërit, kërkon që përsëri të kthehet në pyll, njihuni me Moglin modern (Foto)
Megjithatë, përkundër këtyre masave, Manuel Sanchez përfundoi duke thyer këmbën.