U përdhunua gjatë luftës, publikon foto para se t’i shkatërrohej fëmijëria
03

Lexo edheFoshnja që nuk vizitohej nga askush në spital, adoptohet nga infermierja

Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ka rikujtuar kohën para se të përjetonte tmerrin nga paramilitarët serbë.
Ajo në Facebook ka publikuar një fotografi kur ishte veç 16-vjeçe.“Para se të ma shkatërronin fëmijërinë’’, ka shkruar Vasfija sipër fotografisë.

Lexo edheFoshnja që nuk vizitohej nga askush në spital, adoptohet nga infermierja

Në tetor të vitit të kaluar, për herë të parë, Vasfije Krasniqi kishte rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës. Ajo me lot në sy kishte treguar për torturat që kishte përjetuar në luftë, e që në atë kohë ishte po ashtu 16-vjeçare.
Ajo tregon se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë.