Komuna e Skenderajt me rastin e 36 vjetorit të rënies së Tahir e Nebis Mehës ka përkujtuar dëshmorët duke vendosur kurora lulesh tek varret e tyre.
Në kullën e dëshmoreve, një fjalim e ka mbajtur nënkryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili ka çmuar lartë veprën e të ndjerëve.
Ai ka thënë se familja Mehaj janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë, njofton Klan Kosova.
36 vite pas rënies së tyre sot familjes iu bë dorëzimi i certifikatave ku Tahir e Nebis Mehës iu është njohur statusi i dëshmorit.
Statusi i është njohur edhe 12 dëshmorëve të tjerë.