back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeU ndalohet qarkullimi me vetura, si do të shkojnë nesër në punë...

U ndalohet qarkullimi me vetura, si do të shkojnë nesër në punë qeveritarët?

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Rregullat e reja të caktuara për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, ua ndalon qarkullimin brenda qendrës së Prishtinës edhe veturave qeveritare. Por, si do të shkojnë nesër në punë qeveritarët?

Që nga nesër, në orën 06:00 fillon zbatim i masave për parandalimin e ndotjes së kryeqytetit. Vendimi për këto masa është marrë pas konsultimeve të krerëve komunale dhe disa ministrive, shkruan Express.

Njëra ndër masat që nuk po pritet me shumë entuziazëm nga prishtinasit, është ndalimi i qarkullimit të veturave nëpër kryeqytet.

Por, Komuna, qarkullimin e automjeteve të zyrtare të Qeverisë, por edhe atyre komunale e ka ndaluar, ashtu siç i ka ndaluar të gjitha veturat private të qytetarëve. Ndalesa fillon nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Përveç automjeteve të transportit publik, emergjente, Policisë së Kosovës, automjeteve të misioneve diplomatike, FSK’së, KFOR’it, EULEX’it, Drejtorisë së Inspeksionit, taksitë e licencuar dhe automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta të cilat mbajnë shenjë identifikuese, të tjerat janë të gjitha të ndaluara të hyjnë në qendër të Prishtinës. Ndalesë kanë edhe ato të Qeverisë.

Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:

1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim

Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;

2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!

3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;

4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;

5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;

6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz