U mbyt pasi shpëtoi dy turistë në Liqenin e Shkodrës, kapiteni shpallet Dëshmor i Atdheut
dp

Lexo edheNesër shënohet 31 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

Trupi i kapiten Arben Anamalit, i cili humbi jetën në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistë, është gjetur. Qeveria shqiptare e ka shpallur atë “Dëshmor i Atdheut”.
Lajmin e konfirmoi kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkroi:“U prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut. I paharruar, Kapiten Arbeni!”
Anamali ishte drejtuesi i anijes turistike të Bashkisë Shkodër dhe u përfshi në aksionin heroik për shpëtimin e jetëve njerëzore.

Lexo edheNesër shënohet 31 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë